Frashër Krasniqi flet sërish për ish-shefin e tij: Promovoi kauza që kanë vdekur njerëzit

I ftuar në një emision në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Krasniqi ka thënë për Kurtin se “një person për15 vjet ka promovuar disa kauza që kanë vdekur njerëz, vjen për një javë dhe zhveshët prej atyre kauzave”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ish-anëtari i Vetëvendosjes, ish-partin e tij e ka quajtur parti populliste duke thënë se Kurti është duke kërkuar në konferenca donacione për ndërtimin e asfalteve.

“Një subjekt popullistë, që e ka përqafu VV, po del në pah që kjo është e vërteta. Sot Kurti mund të bëjë krejt qa kanë bë para ardhësit e tij vetëm pse është Kurti. Po investon në perceptimin e epërsisë morale, duke bërë veprime popullsitë. A kemi një qeveri që modelin e njëjtë e bënë më së miri. Sot Kurti po kërkon nëpër konferenca donacione për asfalltë”, ka thënë Krasniqi.