Pas sherrit në studio, Meridiani e konsideron fanse të tij Balinën

Meridian Ramçaj nuk është më pjesë e Big Brother Vip, kjo për shkak të eliminimit të tij të premten e kaluar, shkruan lajmi.net.

 

Ishte Donaldi ai që e nxori në nominim duke e çuar në garë me të edhe Ilirin.

Gjatë transmetimit të së premtes Meridiani u përplas me fjalë të rënda me Balina Bodinakun, opinionisten e BBV.

Ndaj nuk iu shpëtoi pyetjeve lidhur me sherrin që e patën së bashku.

“Çfarë mendimi keni për Balina Bodinakun, që dukshëm nuk është transparente në gjykimet e saj?, ishte pyetja që iu adresua ish banorit.

Ndërkohë Meridiani e konsideroi Balinën si fanse të tij në bazë të përgjigjes që i japi./Lajmi.net/