Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ishte i zemëruar pasi u zëvendësua në fitoren 5-1 të skuadrës së tij në shtëpi ndaj Wolves.

Norvegjezi kishte shënuar katër gola për Cityn gjatë fitores së tyre, por ai u zëvendësua nga Julian Alvarez në minutën e 82-të.

Megjithatë, 23-vjeçari, i cili aktualisht është duke udhëhequr garën për këpucën e artë në Ligën Premier, ishte i bindur se duhej të kishte qëndruar në fushë dhe dukej i frustruar teksa zuri vendin e tij në bankinë.

Haaland ka shënuar 25 gola në Ligën Premier këtë sezon, gjë që e vendos atë në krye të listave të golashënuesve.

Cole Palmer i Chelseat ka 21, Alexander Isak i Newcastle me 20, ndërsa Ollie Watkins i Aston Villa ka 19 gola.