Pas Rusisë, G7 “shpall armik” Kinën

Liderët e G7 i dërguan një mesazh të fortë Rusisë duke ftuar Volodymyr Zelensky në Hiroshima, megjithatë përveç Kremlinit zyrtar, një tjetër rival që mori vëmendje të madhe në këtë samit ishte Kina.

Më i ashpër në retorikën e tij ka qenë kryeministri britanik, Rishi Sunak, sipas së cilit Kina përbën “sfidën më të madhe të epokës sonë”, për shkak se gjithnjë e më shumë po bëhet autoritare brenda, por edhe jashtë vendit. Pjesa më e rëndësishme e mesazhit të tyre u përqendrua në atë që ata e quajtën “shtrëngim ekonomik”.

Bëhet fjalë një veprim balancues për G7. Nëpërmjet tregtisë, ekonomitë e tyre janë bërë pazgjidhshmërisht të varura nga Kina dhe kjo marrëdhënie varësie është parë si një nga problemet që do duhet t’i gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë në kohë.

Ata kanë nisur gjithashtu një “platformë koordinimi”. Kjo është një kornizë e re për t’iu kundërvënë përdorimit të praktikave ndëshkimore tregtare për qëllime politike, siç ka bërë së fundmi Kina. Ndërsa është ende e paqartë se si kjo do të funksionojë saktësisht, ka të ngjarë që vendet që ndihmojnë njëri-tjetrin duke rritur tregtinë ose financimin për të zgjidhur çdo bllokim të vendosur nga Kina.