Blinken konfirmon dhurimin e paketës së 38-të me armë për Ukrainën

epa09807605 US State Secretary Antony Blinken attends a press conference in Riga, Latvia, 07 March 2022. Blinken is on an official visit to Lithuania, Latvia and Estonia to discuss Russia's invasion of Ukraine, the security situation in Europe and the reinforcement of NATO's defense capabilities in the Baltic States, including US military presence in the region. EPA-EFE/TOMS KALNINS

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka konfirmuar “dhurimin” e paketës së 38-të me armë për Ukrainën.

Biden tha më herët se paketa ishte me vlerë 375 milionë dollarë.

“Kjo paketë ndihme përfshin municion shtesë për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie, armë anti-tankë, automjete të blinduara të trajtimit mjekësor, kamionë dhe rimorkio për transportimin e pajisjeve të rënda, pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera në terren, thelbësore për forcimin e Ukrainës në fushën e betejës”, ka deklaruar Blinken.

“Rusia mund t’i japë fund luftës së saj sot. Derisa Rusia ta bëjë këtë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën, për aq kohë sa të duhet”, shtoi ai.