Pas rrënimit të Jugosllavisë, shqiptarët e Maqedonisë mbetën aty ku ishin

Shkruan: Xhevdet Hajredini, ish-ministër i Financave

Jugosllavinë dy herë gjatë shekullit XX, me mbështetjen dhe vendimet e fuqive të mëdha, e kanë bërë dhe zhbërë, serbët, kroatët dhe sllovenët. Gjysma e shqiptarëve, në fund të dy luftërave ballkanike, përkundër vullnetit dhe viktimave të tyre, mbetën nën okupimin e Serbisë, dhe pastaj brenda dy Jugosllavive.

Shqiptarët e Kosovës, pas rezistencës njëshekullore, me ndihmën e Amerikës dhe shteteve të Europës Perëndimore, e fituan pavarësinë nga okupimi i Serbisë.

Shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, ngelën aty ku ishin dhe si ishin…, në shtetet nacionale të pavarura, sovrane dhe unitare, të popujve maqedon dhe malazez. Ata të Çamërisë, Greqia me kohë i dëboi në Turqi dhe Shqipëri.