Pas prishjes së miqësisë me Butrint Imerin, Don Xhoni reagon në ‘Instagram’

Don Xhoni dhe Butrint Imeri, janë dyshja që së fundi janë komentuar shumë.
Kjo pasi dyshja kanë prishur raportet e tyre miqësore.

Butrinti festoi ditëlindjen pak ditë më parë teksa mungoi reperi nga Drenica.

Pas lajmeve se dyshja ndanë rrugët miqësore, ata edhe hoqën njëri-tjetrin nga ‘Instagrami’.

E së fundi, Don Xhoni ka bërë një reagim në ‘Instagram’.

“Mos u merakosni shumë”, ka shkruar teksa shfaqet i buzëqeshur.

Theksojmë se kjo prishje e rastësishme mund të jetë edhe strategji.

Dyshja ose po e bëjnë për vëmendje ose do të sjellin ndonjë bashkëpunim.