Pas përjashtimit nga “BBVA 2”, Kejvina mbyll llogarinë e saj në ‘Instagram’

Modelja shqiptare, Kejvina Kthella, ishte ndër më të komentuarat pas hyrjes në “Big Brother VIP Albania”.

Ajo u përjashtua nga ky format, pasi e goditi shuplakë Luizin, shkruan lajmi.net.

Veprimi i saj u quajt shumë i shëmtuar për një program të tillë televiziv dhe kjo bëri që produksioni të merrte masa.

Kjo madje i kushtoi në masë të madhe edhe në rrjetet sociale, meqë humbi afro 30 mijë ndjekës vetëm në ‘Instagram’.

E modelja tashmë është “zhdukur” nga rrjetet sociale.

Ajo ka mbyllur llogarinë e saj zyrtare në ‘Instagram’.

Po të kërkohet Kejvina Kthella në ‘Instagram’ dalin vetëm faqet që kanë krijuar fansat e modeles./Lajmi.net/