Pas një pauze të gjatë, Malda Susuri rikthehet me projektin “Ndryshe”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Malda Susuri pas një pauze të gjatë bëri një rikthim në skenën muzikore.

Artistja e njohur për vokalin dhe stilin e veçantë të muzikës ka publikuar së fundmi projektin e shumëpritur që mban titullin “Ndryshe”.

“Ndryshe” përcjell një mesazh të fuqishëm dhe bën thirrje njerëzve të duan njëri-tjetrin pa paragjykime, e të festojnë bukurinë e të qenit ndryshe.

Për tekstin, muzikën dhe orkestrimin u përkujdes kantautori i famshmë shqiptar, Armend Rexhepagiqi.

Projekti erdhi gjithashtu i shoqëruar edhe me videoklip që tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të artistes në YouTube.

Pas këtij projekti, këngëtarja pritet që të sjell prurje të reja në vazhdim.