Pas një hetimi 6-mujor, Policia Europiane ka goditur një grup të mirorganizuar kriminal që falsifikonte kartëmonedhat euro të prerjeve të ndryshme. Grupi vepronte në të paktën 7 shtete të Bashkimit Europian, duke i tregtuar produktet e veta në rrjetet klandestine të internetit. Një operacion i koordinuar i Europolit ka rezultuar në arrestimin e 11 të dyshuarve në 7 shtete të BE-së. Policia Europiane njoftoi se u sekuestruan më shumë se 26 mijë kartëmonedha të falsifikuara me vlerë 1,3 milionë euro të prerjeve 10 dhe 50 euro euro. Hetimi për grupin e organizuar kriminal nisi në korrik, kur policia e Portugalisë zbuloi dhe shkatërroi një qendër të printimit të kartëmonedhave false, duke arrestuar pesë prej pesëtarëve. Gjatë javës së kaluar, nga 36 operacione dhe bastisje shtëpish në shtetet e Bashkimit Europian, 27 u përqendruan në Gjermani, të tjerat në Austri, Francë, Greqi, Irlandë, Luksemburg dhe Spanjë. 44 persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje. Në qendrat e të dyshuarve u gjetën droga, armë, substanca dopingu, medikamente ilegale si edhe dokumente të falsifikuara dhe monedha virtuale. Kartëmonedha e falsifikuara shpërndaheshin kryesisht përmes platformës “Uoll-Strit-Market”. Platforma u godit në muajin maj nga autoritetet gjermane dhe agjenci të ndryshme europiane dhe amerikane. Organizata u shërbente mbi 1,1 milionë përdoruesve të internetit klandestin ku tregtoheshin drogat, të dhënat e piratuara, dokumentet e falsifikuara dhe programet kompjuterike ilegale.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka aprovuar lëshimin e një raporti të diskutueshëm mbi ndërhyrjen e pretenduar ruse në politikën britanike, raporton Independent.

Raporti 50-faqesh i Komisionit të Parlamentit për Inteligjencë dhe Siguri (ISC), analizon aktivitetet e Rusisë, përfshirë ndërhyrjen e mundshme në referendumin e Brexit të vitit 2016, kur 52 për qind e britanikëve votuan të largohen nga BE..

Por ky komision u shpërnda për shkak të zgjedhjeve parlamentare të së enjtes së kaluar dhe raporti nuk mund të lëshohet derisa të rivlerësohet, i cili mund të zgjasë disa javë. Anëtarët e Komisionit zgjidhen nga kryeministri dhe kreu i opozitës nga radhët e Liberalëve, e cila më pas votohet nga Parlamenti.

Komiteti e nisi hetimin në nëntor 2017 dhe ia dërgoi raportin kryeministrit në mes të tetorit të këtij viti, tha ish-kryetari i trupit, Dominic Grieve.

Në fillim të nëntorit, qeveria u kritikua për refuzimin e botimit të raportit përpara zgjedhjeve të 12 dhjetorit, duke përmendur interesat e sigurisë kombëtare.

Sidoqoftë, një zëdhënës i Boris Johnson tha sot se botimi i raportit “nuk do të dëmtonte organizatat që mbrojnë sigurinë tonë kombëtare”.

Hetimi i ISC ishte në përgjigje të shqetësimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA për vitin 2016 dhe ndikimin e fushatave dezinformuese nga Rusia.

Po ashtu përmendet edhe helmimi i ish-agjentit rus Sergei Skripal në qytetin britanik Salisbury, të cilin Londra ia atribuon Moskës. Rusia ka mohuar çdo përfshirje, por çështja ka çuar në një valë dëbimi të diplomatëve të Londrës dhe aleatëve të saj nga Moska.

Johnson është kritikuar për bllokimin e raportit të Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, dhe kreu i këtij komiteti, Dominic Griev, e quajti vendimin e kryeministrit “befasues”.