Këtë vit në ‘Festivalin e këngës’ do performojnë emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, shkruan lajmi.net.
Një nga këngëtaret më të respektuara në skenën e muzikës shqiptare Edona Llalloshi ka ndarë një video në profilin e saj në Instagram, ku ka rikujtuar performancën e saj në edicionin e 34-të të ‘Festivalit të këngës’.
Aso kohë këngëtarja konkurroi me këngën ‘Kthemi ëndrrat’ me tekstin e shkruar nga Hivzi Krasniqi. /Lajmi.net/
Artikulli paraprak Pas një hetimi 6-mujor, Policia Europiane ka goditur një grup të mirorganizuar kriminal që falsifikonte kartëmonedhat euro të prerjeve të ndryshme. Grupi vepronte në të paktën 7 shtete të Bashkimit Europian, duke i tregtuar produktet e veta në rrjetet klandestine të internetit. Një operacion i koordinuar i Europolit ka rezultuar në arrestimin e 11 të dyshuarve në 7 shtete të BE-së. Policia Europiane njoftoi se u sekuestruan më shumë se 26 mijë kartëmonedha të falsifikuara me vlerë 1,3 milionë euro të prerjeve 10 dhe 50 euro euro. Hetimi për grupin e organizuar kriminal nisi në korrik, kur policia e Portugalisë zbuloi dhe shkatërroi një qendër të printimit të kartëmonedhave false, duke arrestuar pesë prej pesëtarëve. Gjatë javës së kaluar, nga 36 operacione dhe bastisje shtëpish në shtetet e Bashkimit Europian, 27 u përqendruan në Gjermani, të tjerat në Austri, Francë, Greqi, Irlandë, Luksemburg dhe Spanjë. 44 persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje. Në qendrat e të dyshuarve u gjetën droga, armë, substanca dopingu, medikamente ilegale si edhe dokumente të falsifikuara dhe monedha virtuale. Kartëmonedha e falsifikuara shpërndaheshin kryesisht përmes platformës “Uoll-Strit-Market”. Platforma u godit në muajin maj nga autoritetet gjermane dhe agjenci të ndryshme europiane dhe amerikane. Organizata u shërbente mbi 1,1 milionë përdoruesve të internetit klandestin ku tregtoheshin drogat, të dhënat e piratuara, dokumentet e falsifikuara dhe programet kompjuterike ilegale.