Sekuestrohen 1.3 mln euro false, 11 të arrestuar në 7 shtete të BE-së

Pas një hetimi 6-mujor, Policia Europiane ka goditur një grup të mirorganizuar kriminal që falsifikonte kartëmonedhat euro të prerjeve të ndryshme. Grupi vepronte në të paktën 7 shtete të Bashkimit Europian, duke i tregtuar produktet e veta në rrjetet klandestine të internetit.

Një operacion i koordinuar i Europolit ka rezultuar në arrestimin e 11 të dyshuarve në 7 shtete të BE-së.

Policia Europiane njoftoi se u sekuestruan më shumë se 26 mijë kartëmonedha të falsifikuara me vlerë 1,3 milionë euro të prerjeve 10 dhe 50 euro euro.

Hetimi për grupin e organizuar kriminal nisi në korrik, kur policia e Portugalisë zbuloi dhe shkatërroi një qendër të printimit të kartëmonedhave false, duke arrestuar pesë prej pesëtarëve.

Gjatë javës së kaluar, nga 36 operacione dhe bastisje shtëpish në shtetet e Bashkimit Europian, 27 u përqendruan në Gjermani, të tjerat në Austri, Francë, Greqi, Irlandë, Luksemburg dhe Spanjë.

44 persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje.

Në qendrat e të dyshuarve u gjetën droga, armë, substanca dopingu, medikamente ilegale si edhe dokumente të falsifikuara dhe monedha virtuale.

Kartëmonedha e falsifikuara shpërndaheshin kryesisht përmes platformës “Uoll-Strit-Market”.

Platforma u godit në muajin maj nga autoritetet gjermane dhe agjenci të ndryshme europiane dhe amerikane.

Organizata u shërbente mbi 1,1 milionë përdoruesve të internetit klandestin ku tregtoheshin drogat, të dhënat e piratuara, dokumentet e falsifikuara dhe programet kompjuterike ilegale.