Pas një heshtje nga rrjetet sociale, Londrimi vjen sonte me një surprizë të madhe!

Londrim Mekaj, fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, i cili kohët e fundit kishte shqetësuar jo pak fansat me largimin e tij të papritur nga rrjetet sociale, më në fund është bërë i gjallë.

Ky largim i tij nga vëmendja mediatike paska pasur një arsye mjaft të fortë dhe artistike.

Përmes një postimi të fundit në platformën TikTok, Londrimi ka zbuluar se gjatë gjithë kësaj kohe që ka qëndruar “jo-aktiv”, në fakt ka qenë i mbyllur në studio duke punuar intensivisht për projekte të reja muzikore.

Por surpriza nuk mbaron me kaq! Ai ka njoftuar ndjekësit e tij se pikërisht sonte, në orën 19:00, do të lançohet kënga e parë nga EP-ja e tij e re e titulluar “Afterparty”, projekt ky që do të përmbajë gjithsej 5 këngë, ndërsa të tjera do të publikohen së shpejti.

Artisti ka lënë të kuptohet se ky rikthim vjen me diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë prej tij deri më tani, duke sjellë një frymë të re që pritet të jetë hiti i radhës në tregun muzikor.

Siç duket, pritja e gjatë e fansave do të shpërblehet më së miri sonte.