Pas “ngrirjes” disaditore, radiatorët filluan të ngrohin

Për dallim nga ditët e kaluara, sot radiatorët nëpër banesat e shkupjanëve janë ngrohur. Qeveria morri për obligim që përmes EMV të menaxhojë me BEG dhe të sigurojë ngrohje për shkupjanët deri në fund të sezonit.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dje sqaroi se me Dekretin e ri për ngrohje qendrore, përveç se parashihet shpallje e gjendjes së krizës në tregun e ngrohjes qendrore, gjithashtu parashihen detyrime shtesë për kompaninë Te-To dhe Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV).
Në dekret, parashihet gjithashtu që të subvencionohen faturat e qytetarëve për ngrohjen qendrore dhe se Te-To do të punojë tre orë shtesë që të sigurojë prodhimin e energjisë elektrike të nevojshme, energji të cilën do ta blejë EMV-ja.

“Gjatë kësaj periudhe ka marrëveshje aktive për shitjen e energjisë elektrike dhe do të punojë në mënyrë shtesë edhe gjatë fundjavës, ndërkaq energjinë e prodhuar do ta blejë EMV-ja. Te-To në vend se deri në ora 22 do të punojë deri në ora 1 pas mesnatës dhe me këtë do të sigurohet energjia e ngrohjes e nevojshme për qytetin e Shkupit dhe komunat. Deri në fund të sezonit të ngrohjes, parashihet që tërë energjia elektrike e prodhuar nga Te-To ta marrë EMV-ja me çka do të ketë energji të mjaftueshme”, tha Bekteshi.

Ndërkohe vazhdojnë reagimet nga opozitarja VMRO-DPMNE, nga ku thonë se qytetarët e vendit po paguajnë fatura të larta të çmimit të ngrohjes nga paaftësia e Qeverisë.

“Për shkak të paaftësisë së Qeverisë së udhëhequr nga LSDM qytetarët po paguajnë fatura më të larta të çmimit të ngrohjes dhe pa e ditur a do të kenë ngrohje. Kur të gjithë liderët bëjnë përpjekje për të siguruar gaz i par i komisionit rregullator të energjetikës Bislimovski vetëm para dy muajve u tha qytetarëve që të jenë të bashkuar dhe se gjatë sezonit kompanitë e ngrohjes janë gati”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE ironizuan sot para Qeverisë duke i dhuruar mandatarit të ri një set enësh prej ari duke thekuar se në kohën kur qytetarët janë pa ngrohje, qeveria ka blerë enë luksoze të shtrenjta.
Kryetari i LSDM-së dhe mandatar për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, sot në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend porositi se qeveria e re ka plan të qartë dhe të realizueshëm për përballjen me krizës ekonomike dhe energjetike dhe tejkalimin e pasojave negative.

“Të përkushtohemi në problemet reale dhe jetën e qytetarëve. Të përkushtohemi në ekonomi, në rroga dhe pensione në ndihmë të kompanive dhe në zhvillimin e energjetikës”, deklaroi Kovaçevski.

Nga Ngrohtorja Shkup Veri thonë se ka ndërprerje të gazit natyror për shkak të borxhit që ka Ngrohtorja dhe ky është shkaku për ndërprerjen e ngrohjes tek konsumatorët. Nga atje gjithashtu thanë se janë duke punuar në zgjedhjen e problemit që deri në fund të ditës konsumatorët do të kenë ngrohje qendrore. Nga atje shprehen optimist se me masat e reja të Qeverisë këto probleme nuk do të përsëriten”./TV21