Pas ndarjes së bujshme, S4MM ribashkohet me ish partneren dhe së shpejti baba për herë të parë?

S4MM është reperi që i dha fund martesës së tij të para dy vitesh.

Por si duket gjërat kanë ndryshuar dhe ata sërish janë rikthyer së bashku, shkruan lajmi.net.

Reperi krejt papritur ishte martuar në vitin 2020, por martesë kjo e marrë fund gjatë fillimit të 2021.

Ishte pikërisht reperi që kishte që kishte ndarë lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij kishin ndarë rrugët e tyre, por që kontaktet e tyre nuk janë ndërprerë.

Madje reperi kishte treguar se ata ende janë të martuar, kështu duke ngritur shumë dyshime se dyshja mund të rikthehen sërish bashkë.

Kjo si duket edhe ka ndodhur. Ishte ‘Prive’ ajo e cila raportoi se ata jo vetëm që janë rikthyer bashkë por edhe së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj.

Ky lajm vjen disa muaj pasi u fotografuan bashkë në një event familjar. Ata ndanë në Instagram video nga një dasmë e njëjtë, ku të dy kanë qenë të pranishëm.

Kjo edhe ishte arsyeja që ngriti dyshimet se ata janë ribashkuar./Lajmi.net/