Pas ndarjes nga Kim Kardashian dhe Emily Ratajkowski, Pete Davidson shihet në momente intime me Chase Sui Wonders

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders u panë në momente romantike teksa po shijonin një arratisje romantike në Hawaii gjatë fundjavës.

Aktorët e “Bodies Bodies Bodies” vazhduan të ndezin thashethemet për romancë pasi u panë në momente intime me njëri-tjetrin.

Wonders, e cila kishte veshur një palë bikini të gjelbër dhe bizhuteri të thjeshta ari, mbështillte krahët e saj rreth komedianit përpara se të ktheheshin në breg.

Foto: Backgrid

Ish-ylli i “Saturday Night Live” dhe Wonders nuk mund t’i mban duart ndërsa u përqafuan në të njëjtën karrige plazhi.

Davidson tregoi fizikun e tij me tatuazhe – ku i mungonin dukshëm tatuazhet kushtuar ish-Kim Kardashian – ndërsa u pa i veshur në një palë rroba banje me lule dhe një kapele të zezë bejsbolli.

Reklama

Ai debutoi një model të ri flokësh bionde platini të kompletuar me pika neoni rozë, blu dhe jeshile pasi hoqi kapelën e tij për të treguar flokët shumëngjyrëshe.

Foto: Backgrid

Pushimet vijnë vetëm disa ditë pasi dyshja u fotografuan duke u kapur për dore dhe duke buzëqeshur teksa shëtisnin nëpër Universal Studios.

Përpara takimit të tyre në park, Davidson dhe Wonders shfaqën romancën e tyre të përfolur ndërsa ishin jashtë në restorante, ndërsa kishin marrë pjesë edhe në një lojë hokej në New York Rangers.

Foto: Backgrid

Pavarësisht se dyshja bëjnë pak për të fshehur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, përfaqësuesit e Davidson i thanë TMZ muajin e kaluar se dyshja janë thjesht “miq të shkëlqyer”.

Marrëdhënia e tyre me sa duket filloi menjëherë pas ndarjes së tij nga Emily Ratajkoëski .

Davidson dhe modelja filluan të takoheshin disa muaj pas ndarjes së tij me Kardashian, me të cilën u takua për nëntë muaj.