Pas Mitrovicës së Veriut, edhe Leposaviqi voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Në Kuvendin Komunal të Leposaviqit këtë të enjte është votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Mitrovicë, Alban Uka.

“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Uka në Facebook.

Ndryshe, në AKK ditë më parë është anëtarësuar Komuna e Mitrovicës së Veriut, në mbledhjen e jashtëzakonshme.

Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit.