Mexhiti: Pasi u bëra unë ministër, në Onkologji nuk ka pasur lëshime

-Kemi pasur indikacione se në të kaluarën ka ndodhur keqpërdorim në Onkologji, para ardhjes sime si ministër, e dimë rastin me infermieren, kështu që pasi u bëra ministër, kërkova nga Inspektorati të bëjnë kontroll. Ata kanë qenë në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë dhe kanë kryer kontrolle në periudhën nga 1 janari i vitit 2022 deri më 31 tetor të atij viti. Për këta dhjetë muaj, sipas raportit, nuk ka lëshime, në punën e përditshme të klinikës, këtë e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve që e nxitur që para një muaji para skandalit për trajtimin e pacientëve e Onkologjisë, të dërgojë kontroll nga Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar në Onkologji.

Por, ai ka konfirmuar se Inspektorati nuk ka pasur ingerenca lidhur me barnat.

Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së Qendrës për Mjekësi Fetale në IPSH KU për Gjinekologji dhe Obstetrikë, tha se me ardhjen në detyrë, punon në mënyrë transparente dhe informon për agjendën e kontrolleve në institucionet shëndetësore.