Pas Messit, edhe Setien ka një kërkesë me faks për Barcelonën

Quique Setien ka dërguar një faks tek Barcelona.

Pas Lionel Messit i cili nëpërmjet një faksi shfaqi kërkesën për largim nga klubi, një të tillë e ka dërguar edhe ish trajneri.

“Cadena SER” raporton se Setien ka kërkuar nga klubi që zyrtarisht të komunikojë shkarkimin e tij nga detyra në mënyrë që të fillojë kërkimin për një klub të ri.

Setien e mbylli aventurën e tij si trajner i Barcelonës me humbjen e thellë 8-2 nga Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Klubi katalan në vend të tij ka emëruar holandezin, Ronald Koeman.