Vëllezërit Useini janë paraqitur në burgun në Ohër

Nefi Useini, këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit pas të cilit ishte lëshuar urdhërarrest, sot vet është paraqitur në para autoriteteve.

Kundër Nefi Useinit dhe vëllait të tij Ibraim si të kryerës të dyshuar të veprave penale “dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje” ishin parashtruar kallëzime penale, ndërsa të dy gjashtë ditë ishin të paarritshëm për organet e zbatimit të ligjit.

Ndërkohë, derisa kërkoheshin vëllezërit Useini, personi S.T. i cili parashtroi kallëzim penal kundër të dyve e ndryshoi deklaratën, duke theksuar se bëhet fjalë për keqkuptim gjegjësisht deklaratë e interpretuar gabimisht.

Kundër Nefi Useinit edhe në të kaluarën janë parashtruar disa kallëzime penale për vepra të kryera penale “dhunë”, sulm fizik”, “uzurpim të hapësirës publike”.