Pas mbylljes, rikthehet boksi në Britani

Bordi i Konrtollit në Britani të Madhe, ka konfirmuar se meçet e boksit do të lejohen të zhvillohen nga muaji shkurt, kjo do të thotë që duele të ndryshme mund të zhvillohen siç ishte paraparë, njëra ndër to është edhe dueli Marku – Charlton, transmeton lajmi.net.

Bordi i Kontrollit, përmes një deklarate ka treguar per lejimin e ndeshjeve nga muaji i ardhshëm.

“Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit, do të rinisë turnet e boksit nën juridiksionin e tij në muajin shkurt. Datat dhe meçet do të konfirmohen me kalimin e kohës”, u tha në deklaratë.

Dueli i profilit të lartë që ishte paraparë të zhvillohej në janar, ishte meçi i Josh Kelly për titullin Evropian kundër David Avanesyan.

Tani, edhe Florian Marku, i cili fillimisht pritej të ndeshej me 30 janar, mund të ndeshet në shkurt.