Zinxhiri i supermarketeve “Tinex” në Maqedoninë e Veriut po kalon nëpër ndryshime të reja pas marrjes së tij nga kompania kosovare “Proex International”, me seli në Prishtinë. Sipas titullit të raportimit të 4news.mk, kapitali themeltar i kompanisë ka arritur në 5,45 milionë euro. Ndryshimi i pronësisë u realizua në fillim të tetorit, pas më shumë se 30 vitesh pronësi vendase. Menaxhimi i kompanisë i është besuar Liridon Berishës nga Kosova. Marrja në pronësi përfshin rrjetet dhe markat “Tinex”, “SuperTinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”.
Maqedoni Pas marrjes nga kompania kosovare, ndryshime të reja në “Tinex”: Kapitali arrin...





