Pas lidhjes me Dagzin, Einxhel kalon më shumë kohë në Prishtinë

Einxhel Shkira është moderatorja e cila së fundi ka qenë pjesë e reality-show “BBV”.

Ajo brenda kësaj shtëpie krijoi një lidhje më Dj e njohur nga Kosova, Dj Dagz.

Siç duket lidhja e tyre po shkon mirë dhe moderatorja përmes intervistave të ndryshme ka treguar se është shumë e lumtur.

Këto kohë siç duket Einxhel është duke qëndruar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Përmes “InstaStory” ajo ka treguar se bashkë me disa nga mikeshat e saja është duke kaluar kohë në këtë qytet.

Ndërkohë së shpejti ish banorja do të vijë me një emision në “Top-Channel”.