Pas Izraelit, Trump paralajmëron se njëjtë do të veprojnë edhe shtete të tjera islamike dhe arabe

Presidenti amerikan Donald Trump e ka konfirmuar se Kosova dhe Izraeli do të vendosin marrëdhënie diplomatike, derisa si pjesë e kësaj ujdie Serbia do të zhvendosë ambasadën e vet në Jerusalem.

Ai përmes një cicërime në Twitter e ka përgëzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Urime presidentit Aleksandar Vuçiq për njoftimin për zhvendosjen e Ambasadës së Serbisë në Jerusalem deri në muajin korrik. Është një veprim i guximshëm dhe historik”.

I pari i shtetit më të fuqishëm në botë ka paralajmëruar se edhe vende të tjera islamike dhe arabe do ta njohin Kosovën.

“Një tjetër ditë e jashtëzakonshme për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Ju lumtë! Më shumë vende islamike dhe arabe do të pasojnë!”.