Pas “Gjeografisë”, digjet edhe “Sociologjia” që fyen shqiptarët – Omer Ajdini: Turp për Arbër Ademin (Video)

Omer Ajdini nga forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët, i’a ka vënë flakën librit të “Sociologjisë”, në të cilin fyhen shqiptarët, shkruan gazeta LAJM. Para objektit të ministrisë së Arsimit, Ajdini ka djegur vetëm faqet e librit ku fyhen shqiptarët. “Ky libër sikurse “Gjografia” në mënyrë degraduese I përshkruan shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Më konkretisht në faqen 116, në këtë libër thuhet që nataliteti te shqiptarët, turqit dhe romët është pasojë e mungesës së edukimit tek këto komunitete dhe si i tillë ndodh në mënyrë të pakontrolluar”, tha Omer Ajdini, duke akuzuar ish ministrin e Arsimit, Arbër Ademi se ka lejuar një gjë të tillë. Prononcimin e plotë të Ajdini, gazeta LAJM e sjell në videon më poshtë.