Pas fotove ku shihej ndryshe, Efi publikon foto si 20 vjeçare dhe tregon që nuk ka operacione

Efi është konkurrentja më e komentuar e këtij edicioni të “Për’puthen”.

Ajo komentohet shumë për ngjashmërinë e madhe me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën.

Së fundi asaj i kanë qarkulluar disa imazhe ku shihej krejtësisht ndryshe nga ajo që është sot.

E si kundërpërgjigje, Efi ka publikuar foto të vitit 2016 dhe të 2022.

Konkurrentja shihet e bukur edhe në atë kohë, duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet se ajo ka operacione.

Ndryshe Efi kohëve të fundit po përballet me debate të forta me Filloretën nga Kosova, për Mevlanin.