Pas eliminimit, Kiara Tito: Kam fituar dashurinë, gjënë më të bukur në këtë jetë

Kiara Tito është larguar përfundimisht të shtunën nga gara për çmimin e madh në Big Brother VIP Albania.

Bukuroshja, e cila qëndroi brenda 90 ditë, ka sjell përplot emocione e momente të paharruara.

Ajo pas daljes nga BBVA u shpreh se ndihet keq që nuk shkoi në finale, por shpreson që ky format të fitohet nga Luizi.

Foto: Screenshot/YouTube

Moderatorja e cilëson një eksperiencë të mrekullueshme, ku edhe njëherësh ka qenë reale në atë që ka bërë.

“Shumë falënderuese për gjithë këtë eksperiencë të mrekullueshme dhe kaq magjike. Jam natyrë e tillë që edhe kur marrë përsipër të realizoj diçka e bëj sepse pikërisht nuk dua të vij ai momenti të them që jam penduar që se bëra. Këtu kam realizuar gjithçka dhe kam bërë gjithçka që unë kam dashur”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jam shumë krenare për atë që kam arritur ta transmetoj te publiku. Më vjen inat që nuk jam në finale, megjithatë i kam thënë Luizit diçka që mos të kthehet në shtëpi pa fitore, nëse e fiton ai, për mua është i fituar Big Brotheri. Unë kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur që mund të fitojmë në këtë jetë dhe kjo është një lojë ndoshta nuk isha aq e fortë, por isha pjesë e realitetit”, vazhdoi Tito.

I mërzitur më së shumti për largimin e Kiarës ka qenë partneri i saj, Luiz Ejlli, i cili në momentin që u kumtua lajmi i eliminimit filloi të qante. /Telegrafi/