Pas Drake edhe Kanye West vesh bluzën me simbolin e shqiponjës

Në një nga daljet e tij të fundit në Dubai, reperi i famshëm Kanye West ka emocionuar shqiptarët, pasi u shfaq i veshur me një bluzë e cila kishte simbolin e shqiponjës në të.

Momenti i kalimit të West me bluzën e veshur me shqiponjë nuk kishte se si të kalonte pa u vërejtur nga shqiptarët, të cilët janë ndjerë të lumtur kur panë veshjen e artistit.

Shihni më poshtë videon ku West shihet me bluzën e tij me shqiponjë.

 

Kujtojmë se, reperi i njohur botëror, Drake pasi përmendi Prishtinën në këngën e tij ‘Polar Opposites’, ai habiti me videoklipin e kësaj kënge.

Në videoklip reperi shfaqet gjatë gjithë kohës i veshur me një xhaketë të kuq, e cila në shpinë ka shqiponjën dy-krenare.

“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës.