Pas dhëndrit, edhe Melania “tradhton” presidentin Trump

Pas dhëndrit, Jared Kushner edhe bashkëshortja, Melania Trump, i ka kërkuar presidentit të pranojë humbjen në zgjedhje.

Të paktën kështu pretendon CNN, duke cituar burime.

Sipas medias amerikane Zonja e Parë u është bashkuar të gjithë atyre që i kërkojnë presidentit në ikje të njohë rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që ky i fundit ka paralajmëruar nisjen e betejës ligjore.

“Ajo i tha atij mendimin e saj, siç bën gjithmonë,” i tha burimi CNN.

Siç duket presidenti, mbështetet vetëm nga dy djemtë e tij në kauzën se në zgjedhjet ku fitoi Joe Biden, ka patur parregullsi.

Sot presidenti Trump, pasi ritheksoi se do vazhdojë betejën ligjore, shkoi sërish për golf.