Pas daljes nga “BBVA”, Nita Latifi dhe Bardhi po vijnë me bashkëpunim?

Nita Latifi nuk arriti ta prekte finalen e “BBVA”.

Ani pse nuk shkoi në finale, këngëtarja nga Kosova, qëndroi në shtëpi mbi 100 ditë, shkruan lajmi.net.

Pas daljes nga ky format duket se ajo ka filluar punën.

Ajo përmes një storje në ‘Instagram’ ka treguar se po punon për projektin e ri.

Në foto shihet edhe këngëtari i njohur Bardhi.

Të njëjtat i ka postuar dhe Bardhi, teksa lanë dyshime se dyshja mund edhe të vijnë me bashkëpunim./Lajmi.net/