Pas Bonuccit dhe Dybalas, edhe Arthur në dyshim ndaj Napolit

Juventus dhe Napoli do të ndeshen të shtunën në ndeshjen e mbetur në kuadër të Serie A, transmeton lajmi.net.

Pas mungesave të Paulo Dybalas dhe Leonardo Bonuccit, trajneri Andrea Pirlo mund të mos ketë në dispozicion edhe fantazistin e mesfushës, Arthur.

Këtë e konfirmoi klubi “Bianconeri” në uebfaqen zyratre duke thënë se Arthur është ankuar nga dhimbja në këmbën e djathtë.

Sipas deklaratës, dyshohet për një dhimbje post traumatike, nga lëndimi i mëparshëm, por që ekzaminimet e mëtejshme do të bëhen sot dhe më pas do të vlerësohet gjendja e lojtarit nëse është i gatshëm për paraqitje të shtunën.

Edhe Ramsey është në dyshim për këtë ndeshje, ndërsa të tjerët janë rikuperuar dhe janë të gatshëm për përzgjedhje nga Andrea Pirlo.