Pas arrestimit në Zvicër, Soni Malaj dhe Don Phenom bëjnë një paralajmërimin

U raportua nëpër medie se disa nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare u arrestuan nga Policia Zvicerane më 13 prill.

Këngëtarët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom dhe Eugena Aliu u ndaluan në njërën nga diskotekat më të njohura në Zvicër, ku ishte planifikuar të mbahej një “Bajram Party”.

Pas arrestimit, ata janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

Foto: Soni Malaj/Instagram

Sidoqoftë, Soni Malaj dhe Don Phenom nuk kanë zgjedhur të mbeten në hije pas kësaj përvoje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqen në një fotografi të shkrepur pas lirimit, kanë bërë të ditur se planifikojnë të rikthehen në Cyrih.

Ky veprim është pritur me entuziazëm nga fansat e tyre, të cilët tashmë janë në pritje të informacioneve të mëtejshme rreth datave dhe detajeve të ngjarjeve të ardhshme ku do të performojnë.

Foto: Don Phenom/Instagram
Foto: Soni Malaj/Instagram