Pas 100 viteve Gjermania vendos rabinë në armatë

Qeveria gjermane sot ka marrë vendim për të kthyer rabinët në shërbim ushtarak pas më shumë se 100 viteve, siç ishte propozuar më herët nga Këshilli Qendror i hebrenjve.

“Sot kemi dhënë shembull të rëndësishëm për ushtarët tanë hebrenj”, shkroi ministrja e Mbrojtjes, Anegret Kramp Karnbauer në Tviter. Ajo shtoi se vendosja e rabinëve në shërbim ushtarak është një angazhim i qartë për jetën hebraike në Gjermani.

Armata gjermane nuk e dokumenton përkatësinë hebraike të pjesëtarëve të saj, megjithatë, rreth 300 hebrenjë, 1.400 myslimanë dhe 94.000 krishterë janë në forcat e armatosura të Bundestagut.