Partnerja e Ronaldos demanton thashethemet për ndarje nga ylli portugez

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka kritikuar raportimet e mediave se ajo po përjeton një krizë në marrëdhënien me superyllin portugez.

Çifti janë aktualisht në Arabinë Saudite, me Ronaldon që është transferuar te klubi futbollistik Al-Nassr pasi u largua nga Manchester United përpara Kampionatit Botëror.

Raportimet kanë qarkulluar në mediat spanjolle gjatë javëve të fundit se Ronaldo është ‘ngopur’ me Rodriguezin dhe se çifti mund të jetë në prag të ndarjes, shkruan DailyMail.

Përplasja thuhet se ka ndodhur para disa personave të tjerë, ku Rodriguez nuk ka folur me asnjë personel në aeroplan, përpara se të refuzonte të komunikonte me Ronaldon gjatë udhëtimit.

Ky argument vetëm sa shtoi thashethemet se dyshja – të cilët kanë dy fëmijë së bashku – janë në prag të ndarjes mes pretendimeve se jo gjithçka është mirë mes tyre.

Por Rodriguez i mohoi me forcë këto thashetheme me një postim në InstaStory.

“Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe idioti i beson”, shkruhej, në një prej vargjeve që ajo kishte publikuar për ndjekësit.