Partneri i BDI-së në Butel kërkon vrasjen e shqiptarëve! (Foto)

LSDM po shfaq shenja nervozizmi dhe fjalor të pakursyer ndaj shqiptarëve në një fushatë nacionaliste kur edhe përfaqësues të këtij subjekti po shpërfaqin idetë raciste , madje duke shkuar më larg, për të kërkuar vdekjen e shqiptarëve, informon TetovaSot
Në vijë të kësaj është këshilltari i LSDM-së i cili kërkon vrasjen e shqiptarëve dhe i ofendon rëndë ata.

Mane Manoljovski këshilltar i LSDM-së, ka përdorë një fjalor fashist ndaj shqiptarëve në një postim të tij në rrjetin social facebook me plot fjalë të ndyta duke sharë me nënë shqiptarët dhe duke i quajtur kaçakë për të kërkuar të dijë ose të tregojnë këta të fundit se nga janë , nga Kosova apo Shqipëria.

Ajo që po fshehin disa mediume është se Manojlovski është pjesë e koalicionit LSDM-BDI që qeveris në komunën e Butelit.
Është bë traditë që kur afrohen zgjedhje BDI konfrontohet me partnerët e vetë maqedonas, me të cilët ndryshe bashkëqeveris pa asnjë problem kur nuk ka fushatë zgjedhore. Për këtë arsye shumë qytetarë edhe ofendimin që ka bë Manojlovski e shohin si tentim të tij për të ngritur rejtingun e BDI-së para zgjedhjeve, sepse kjo parti është lehtë e përdorueshme për koalicion.

Postimi i tij mban fjalë shumë fyese dhe të pista të cilat mund ti lexoni në postimin e tij më poshtë: