​Parlamenti gjerman miraton kufirin e çmimit për gazin dhe energjinë elektrike

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë miratoi të enjten një legjislacion për të kufizuar çmimet e gazit dhe energjisë elektrike për konsumatorët dhe kompanitë.

Rreth 372 deputetë të Bundestagut – kryesisht nga qeveria e koalicionit të majtë liberal të kancelarit Olaf Scholz – votuan në favor të legjislacionit, ndërsa 257 deputetë votuan kundër planit të qeverisë.

Kufiri i çmimeve janë themeli i një pakete prej 200 miliardë eurosh (213 miliardë dollarë), të shpallur nga qeveria në shtator, për të mbrojtur familjet dhe ndërmarrjet industriale nga kostot e larta të energjisë.

Nëse miratohet edhe nga Bundesrat, dhoma e lartë e parlamentit, të premten, masat do të hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2023 dhe do të zgjasin deri në prill 2024, sipas qeverisë.

Me kufijtë e çmimeve, familjet do të jenë në gjendje të marrin 80% të përdorimit të tyre tipik të gazit me një normë të reduktuar prej 12 cent për kilovat orë. Për ndërmarrjet industriale, frena e çmimit të gazit duhet të zbatohet për 70% të konsumit të tyre tipik, dhe çmimi duhet të kufizohet në 7 cent për kilovat orë.