Parku memorial për viktimat e modularit në Tetovë mbeti vetëm në letër

Premtimet për ndërtimin e parkut memorial për 14 viktimat e spitalit modular në Tetovë mbetën vetëm në letër.

U premtua disa herë si nga udhëheqësia e spitalit edhe nga Ministria e Shëndetësisë, madje duke bërë edhe vizita e defile në këtë vend që do ndërtohet park memorial për 14 viktimat e spitalit të kovidit, megjithatë, kaluan shumë muaj dhe ky park memorial mbeti vetëm në letër, ndërsa nuk ka filluar as edhe vendi të pastrohet. Deklarata e fundit e Ministrit të Shëndetësisë Klekoski, ishte se nuk ia ka idenë se për çka flitet, dhe se do sheh në Ministri e do përgjigjet, por, asnjëherë nuk u përgjigj, dhe masa nuk u morëm drejt ndërtimit të këtij parku memorial.

“Realisht nuk isha në rrjedhë se kemi projekt të papërfunduar këtu, më njoftoi kreu i komunës, do e shoh dhe do i japim prioritet”, U shpreh Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë.

Nga Spitali Klinik i Tetovës thonë se kanë kërkuar disa herë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë se deri ku është procedura e ndërtimit të parkut, por pa përgjigje.

“Nga ana jonë të gjitha procedurat janë të përfunduara për memorandumin nga ana e Spitalit Klinik të Tetovës. Aktualisht procesi gjendet te Ministria e Shëndetësisë, dhe ne presim lajm sepse kompetencat janë tek ata. Kemi kërkuar disa herë përgjigje prej Ministrisë por pa përgjigje nga ana e tyre”, deklaroi Fllanza Jusufi, nga Spitali Klinik i Tetovës

Ndërsa institucionet kanë lënë në harresë realizimin e parkut memorial, familjarët e viktimave, muaj më parë vendosën një pllakë përkujtimore. Ata gjithashtu i bënë thirrje prokurorisë që të hapet sërish hetimi lidhur me shkaqet e zjarrit dhe të nxirren para drejtësisë përgjegjësit për zjarrin në spitali modular ku humbën jetën 14 persona.

Lidhur me tragjedinë në Tetovë, të akuzuar janë vetëm dy ish drejtorët e spitalit Florin Besimi dhe Artan Etemi, për mos vendosjen e pajisjeve kundër zjarrit në objektin e modularit në Tetovë./Alsat.mk