Parisi interesohet për Willianin

Paris Saint-Germain është duke u interesuar për transferimin e yllit brazilian të Chelseat, Willian, njofton “Don Balon”, transmeton Koha.net.

Kontrata e Willianit me Chelsean skadon në fund të stinorit dhe ai nuk pritet ta vazhdojë kontratën.
Barcelona raportohet se po e udhëheq garën për Willianin, por edhe Parisi planifikon të bëjë ofertë.

Willian 31-vjeçar këtë edicion ka luajtur 37 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar shtatë gola dhe asistuar gjashtë tjerë. Te klubi londinez gjendet që nga vera e vitit 2013, kur u transferua nga Anzhi për 35.5 milionë euro.