Paris Hilton thotë se ndarja me të fejuarin ka qenë vendimi më i mirë

Paris Hilton ka folur sërish lidhur me ndarjen nga i fejuari i saj Chris Zylka, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo thotë se e meriton dikë më të mirë pasi vetë është grua e jashtëzakondshme.

“Ishte vendimi më i mirë që e kam marrë në jetën time. Thjesht mendoj se ai nuk ishte person i duhur dhe ndjej se jam një grua e jashtëzakonshme dhe se meritoj dikë po aq të mahnitshëm. Thjesht nuk ishte gjë e duhur. Kam punuar tepër shumë dhe nuk e meritoj që thjesht t’ia jepja jetën time dikujt. Ata duhet të jenë të përsosur”, tha Hilton.