“Pare Pare” nga Geasy, Majk dhe Ermali arrin 1 milion shikime brenda dy ditësh

Ghetto Geasy, Majk dhe Ermal Fejzullahu dy ditë më parë sollën projektin më të ri nuzikor, shkruan lajmi.net.

Kënga e re u titullua “Para Para” dhe ishte e shumëpritur nga publiku mirëpo nuk u prit edhe aq mirë si mendohej.

 

Kënga e re u kritikua nga shumë fansa sepse u tingëllonte shumë përsëritëse dhe e dëgjuar më herët. Gjithashtu fansat u shprehën se ata ishin lodhur duke dëgjuar këngën e njejtë tash e disa vite nga artistë të ndryshëm.

 

Ndonëse u kritikua mjaft shumë kjo këngë tashmë ka arritur të mbledhë 1 milion klikime brenda 2 ditësh dhe treshja që e lansuan sigurisht se po mburren me këtë fakt./Lajmi.net/