Paratë nuk janë problem, Al-Hilal i kërkon Cristiano Ronaldos t’ia tregojë kërkesat

Klubi i Arabisë Saudite, Al-Hilal i ka thënë lojtarit të lirë, Cristiano Ronaldo, që t’ia tregojë kërkesat e tij.

Sipas mediumit The Mirror, Al-Hilal i ka thënë Ronaldos të tregojë çmimin e tij për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.

37-vjeçari, kontrata e të cilit me Manchester United u prish para disa ditësh, besohet të jetë i interesuar të vazhdojë futbollin e tij në Lindjen e Mesme, veçanërisht me pak interes deri më tani nga klubet kryesore në Evropë.

Al-Hilal tentoi të nënshkruante me Ronaldon verën e kaluar, duke ofruar një kontratë marramendëse me vlerë rreth 300 milionë funte për dy vite.

Përsëri, paratë nuk do të jenë problem pasi Arabia Saudite, në ankth për të bërë një përshtypje të madhe në botën sportive, kërkon ta bëjë Ronaldon fytyrën e futbollit të tyre vendas.

Deri më tani, Al-Hilal janë duke udhëhequr rrugën për ta bërë Ronaldon lojtarin më të paguar në futbollin botëror me një pagë që do të eklipsojë pagën e tij prej 500 mijë funtesh në javë në Old Trafford.