Parashikimi i motit për sot

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla lokale, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Pasdite vranësirat do të rriten. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 11 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë në mëngjes do të jetë ftohtë, ndërsa më pas me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në -3, ndërsa ajo maksimale d të arrij në 7 gradë Celsiusë.