Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Paradite pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu, pasdite vranësitë do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në pjesën perëndimore do të fryjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 23 gradë.

Deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Nga pasditja e së premtes, gjatë natës dhe të shtunën, reshjet do të jenë të dendura dhe të rrëmbyeshme (mbi 30 l/m2) dhe të shoqëruara me bubullima. Të premten dhe në ditët e fundjavës, sidomos gjatë ditës do të fryjë erë e fortë deri herë pas here e fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h).