Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Pasdite dhe deri në fund të ditës moti do të jetë jostabil me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende proceset do të jenë më intensive me shi më të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri në 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 21 deri në 30 gradë.

UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup, moti do të jetë i vranët me periudha të diellit, Pasdite dhe deri në fund të ditës moti do të jetë jostabil me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.

Të hënën do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës së ditës. Ngrohje të dukshme të motit pritet nga mesi i javës së ardhshme.