Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga mesdita dhe pasdite në shumë vende do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive me më shumë shi në një kohë të shkurtër, shkarkime elektrike më të shpeshta dhe breshër.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 9 deri në 16, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 22 deri në 30 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdites jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për procese më intensive. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.

Deri të dielën vazhdon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe jostabil, me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe përforcim të erës, ndërsa do të ketë kushte për procese më intensive dhe paraqitje të bubullimës. Temperatura në ditët në vijim nuk do të ulet deri në 13, ndërsa e ditës do të arrijë deri 29 gradë.