Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, disa rrugë në komunat Kisella Vodë, Qendër dhe Karposh sot do të mbeten pa energji elektrike, kumtuan nga EVN.
Nga ora 08:00 deri në 14:00, përdoruesit nga pjesë të rrugëve do të jenë pa energji elektrike: Tomë Stefanovski dhe Sllavka Dimkova në vendbanimin Draçevë, (Komuna e Kisella Vodës).

Nga ora 08:00 deri në ora 15:00, përdoruesit nga pjesa e rr. 166, (Komuna e Qendrës), dhe nga ora 08:30 deri në 10:30, përdoruesit nga pjesët e rrugëve: Ivan Cankar, Bella Kraina dhe Franc Mesenel në vendbanimin Vllae (Komuna e Karposh).

Nga ora 09:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit nga rr. Petar Pop Arsov nr. 40, (Komuna e Qendrës), nga ora 09:15 deri në 13:30, përdoruesit nga rr. Radika, ndërtesa numër 1 dhe rr. Ograzhden, ndërtesat numër 1, 2 dhe 3, (Komuna e Karposh), dhe nga ora 11:30 deri në 14:30, përdoruesit nga pjesa e rr. Franc Preshern (Komuna e Karposh), informojnë nga EVN.