Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe më freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Në mesditë priten kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare verilindore.

Temperatura minimale pritet të jetë 4 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë 18 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe kushte për reshje lokale të shiut. Temperatura minimale do të jetë 9 gradë Celsius, kurse maksimalja do të arrijë 16 gradë Celsius.