Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha më të gjata me diell. Herë pas here në zonat malore do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë jugore, ndërsa në pjesët perëndimore erë mesatare nga perëndimi.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 8 deri në 16 gradë.

Pason periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Në disa vende do të ketë reshje lokale shiu.