Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohë pas kohshme të shiut, kurse në vendet malore priten edhe reshej të borës, bën të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, përcjell TV21.

Do të fryjë edhe erë veriore, kurse temperaturat do të ulen për 6 deri 5 gradë në krahasim me temperaturat e ditës së djeshme.

Temperatura minimale do të jetë prej 4 deri në 8, kurse maksimalja prej 6 deri 13 gradë Celsius.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm, me reshje të shiut dhe me erë veriore. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë, kurse maksimalja do të arrijë në 8 gradë Celsius.