Parashikimi i motit

Me diell dhe vranësira të vogla do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Gjatë mëngjesit priten edhe paraqitje të mjegullës, ndërkaq gjatë fundit të ditës, në pjesën verilindore do të ketë edhe reshje të borës.

Do të fryjë edhe erë veriore, transmeton TV21.

Temperatura minimale do të jetë nga -10 deri në -1, kurse maksimalja do të arrijë prej 4 deri në 11 gradë Celsius.